SPORT, 23 Shtator 2025, 18:08

Dembele fitoi “Topin e Artë”, në Francë dëshpërohen për mallkimin e madh në Kupën e Botës

Dembele fitoi “Topin e Artë”, në Francë

Ousman Dembele u shpall në natën e të hënës fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025 dhe kjo do të thotë që në verën e vitit të ardhshëm, në Kupën e Botës, do të jetë ai mbajtësi në fuqi i këtij trofeu. Dhe për Francën, ky është një lajm shumë i keq.

Dembele dhe përfaqësuesja e Francës, përballen kësisoj me atë që cilësohet si mallkimi më i madh që ekziston me “Topin e Artë” dhe yjet e shumtë të futbollit botëror që e kanë fituar ndër vite. Në historinë e Kupës së Botës, ekipi që kishte në radhët e tij fituesin në fuqi të “Topit të Artë”, nuk ka fituar kurrë trofeun në atë edicion.

U ka ndodhur edhe më të mëdhenjve të futbollit botëror, të cilët kanë zhgënjyer me përfaqësueset e tyre në këtë aktivitet dhe kanë parë të dështojë ëndrra për trofeun e lakmuar. Askush nuk e ka thyer këtë mallkim dhe tashmë pritet të jetë radha e Dembele dhe Francës që të vuajnë prej tij.