TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveçse kampion në fushë, Partizani mund të thuhet me bindje se në këtë sezon të fundit ka qenë edhe kampion në merkato.
Përveçse sportivisht, klubi i kuq ka kaluar një sezon të artë edhe financiarisht.
Vetëm sa u përket shitjeve, pa llogaritur Europën, ku deri më tani kanë të sigurta të paktën 1.4 milionë euro, Partizani ka arritur të arkëtojë plot 2.15 milionë euro nga tri shitjet e kryera në janar dhe në këtë verë.
Në merkaton e dimrit të kuqtë arritën marrëveshjet e shitjes së Xhuliano Skukës dhe Eneo Bitrit. Sulmuesi nga Dibra u shit për shifrën historike në kampionatin shqiptar të 1.4 milionë eurove te Metzi në Francë. Nga ana tjetër, mbrojtësi beratas arriti të largohej me ndihmën e një klauzole të parashikuar në kontratë, me Partizanin, që arkëtoi 150 mijë euro.
Në verë ishte rezervuar një tjetër shitje, ajo e Masanga Matondos për 600 mijë euro te Hatajspori në Turqi. Ndoshta kjo nuk është e fundit, pasi në skuadër janë disa “xhevahirë” të tjerë dhe të paktën njëri prej tyre pritet të shitet.
Turqia mbetet destinacion kryesor, pasi atje merkatoja mbyllet më vonë, më 15 shtator. Gjithsesi, në këtë rast gjithçka varet nga ndeshja e nesërme. Nëse shkohet në grupe, asnjë nuk ikën.