TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Bazelit dhe Lozanos, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.
Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti.