SPORT, 15 Maj 2024, 18:59

Befason sulmuesi, Ansu Fati dëshiron rikthimin në Spanjë, por jo te Barcelona

Befason sulmuesi, Ansu Fati dëshiron rikthimin në Spanjë, por jo

E ardhmja e Ansu Fati është në dyshim. Futbollisti, kartoni i të cilit zotërohet nga Barcelona, po luan i huazuar te Brighton, por përformancat nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Sipas mediave angleze, megjithatë Fati dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe të veshë fanellën e Sevillas. Fati po kërkon një transferim të përhershëm për të shkëputur përfundimisht marrëdhënien me Barcelonën, skuadër me të cilën është i lidhur me një kontratë tjetër trevjeçare.

Për të përforcuar thashethemet ka menduar babai i sulmuesit. “Do të ishte i çmendur, nëse do kthehej te Barcelona” – tha ai.