TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Pizës, Filipo Inzagi i cili është edhe vëllai i trajnerit të Interit, Simones ka dhënë një intervistë të gjtë për “La Stampa”. Ai u ndal te finalja e Ligës së Kampioneve duke thënë se pavarësisht se PSG-ja është favorite, zikaltërit do të sulmojnë dhe do kërkojnë trofeun. “Simone është një profesionist serioz dhe i përgatitur mirë, po flas si koleg. Do të doja të përqendrohesha në mënyrën e interpretimit të formacionit 3-5-2, një nga formacionet më të përdorura gjerësisht, por që Interi e përdor me një efektivitet të ndryshëm.
Spektakël i pastër, zikaltërit sulmojnë me kënaqësi. Rezultatet flasin vetë, ajo në fund të majit do të jetë finalja e tij e dytë e Ligës së Kampioneve në dy vjet. Kjo do të thotë se është në ADN-në tonë. Unë gjithashtu do të jem në stadium, sigurisht.
PSG mund të duket favorite ashtu si edhe Barcelona, por ishte Interi që kaloi në finale. Donaruma po bën gjëra të jashtëzakonshme, e pashë të priste të paktën gjashtë, shtatë gjuajtje që vetëm një si ai mund ta kishte bërë”, deklaroi ai.