TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendimi i bujshëm i FIFA-s për të hequr pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Balogun, ka shkaktuar “tërmet”. E ashpër ka qënë edhe UEFA, në reagimin e fundit.
“Vendimi i djeshëm ka kaluar kufirin. Futbolli, si çdo sport tjetër, mbështetet mbi rregulla që garantojnë një garë të ndershme, të drejtë dhe transparente. Në disa raste rregullat mund të interpretohen; në këtë rast jo. Pezullimi automatik prej të paktën një ndeshjeje pas kartonit të kuq nuk është një zgjedhje diskrecionale dhe nuk kërkon vendim nga një organ tjetër për t’u zbatuar. Ky është një parim i sanksionuar në rregullore dhe nuk lejon përjashtime, aq më tepër gjatë një turneu ku lojtarë të tjerë kanë vuajtur rregullisht pezullimin për situata të ngjashme.
Kur siguria e zbatimit të rregullave nuk garantohet më nga ata që duhet t’i mbrojnë ato, vihet në rrezik integriteti i lojës dhe dëmtohet besueshmëria e garës. Për më tepër, një vendim i tillë krijon një precedent gjatë turneut: raste të ngjashme do të duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë, në dëm të vetë konkurrencës.”