SPORT, 27 Qershor 2024, 15:42

“Biskotë” në ndeshjen ndaj Sllovakisë? Trajneri i Rumanisë: Dhamë maksimumin për…80 minuta

“Biskotë” në ndeshjen ndaj Sllovakisë? Trajneri i

Barazimi 1-1 mes Rumanisë dhe Sllovakisë nuk u prit mirë nga shumë tifozë të futbollit. Ky rezultat kualifikoi të dyja skuadrat në fazën tjetër, duke bërë kështu që Ukraina të mbetet jashtë.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë si një “biskotë”, por nuk mendon kështu trajneri i rumunëve, Edward Iordanescu, i cili e ka një përgjigje për këtë temë.

“Mendoj se ishte e qartë që të dyja skuadrat dhanë gjithçka për 80 minuta. Ishte e qartë që të gjithë dhanë maksimumin dhe të flasësh para ndeshjes, të japësh supozime të tillë mbi një ekip, të vendosësh në diskutim dinjitetin dhe punën, është e turpshme” – tha ai.