SPORT, 26 Qershor 2024, 23:00

Gjeorgjia shkruan historinë, debutuesit kualifikohen ndaj Portugalisë, kalon edhe Turqia

Gjeorgjia shkruan historinë, debutuesit kualifikohen ndaj Portugalisë,

Gjeorgjia ka shkruar historinë dhe ka mposhtur Portugalinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të grupit F në Euro 2024.

Kjo fitore e dërgon tutje Gjeorgjinë e Willi Sagnol dhe Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Portugalia e kishte siguruar kalimin tutje, por edhe vendin e parë në grup para ndeshjes.

Edhe përkundër kësaj, Cristiano Ronaldo nuk pushoi, me kapitenin portugez që startoi ndaj gjeorgjianëve në ndjekje të rekordeve.

Por që në minutën e dytë, gjeorgjianët morën epërsinë me Georges Mikautadze që asistoi te Khvicha Kvaratskhelia i cili shënoi për 1-0.

Portugezët kishin disa raste, me Cristiano Ronaldon dhe Francisco Conceicao, por portieri Giorgi Mamardashvil ishte në vend.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia fitoi penallti dhe Georges Mikautadze arriti ta mposht Diogo Costa për 2-0.

Krejt në fund të dy skuadrat kishin dhe nga një rast, por që gola të tjerë nuk kishte.

Portugalia me 6 pikë mbetet e para, ndërsa Gjeorgjia me 4 pikë kalon tutje, si nja nga më të mirat në pozitën e tretë. 

Siguron kualikimin edhe Turqia. Turqit mundën 2-1 Çekinë, me ekipin e Montellës që pozicionohet kështu në vendin e dytë me 6 pikë.

Turqia ia ka ndërprerë rrugëtimin Çekisë në fazën e 16-të më të mirave, duke e mposhtur 2-1 në duelin e Grupit F.

Antonin Barak bëri një gabim trashanik qysh në fillim të ndeshjes, duke u përjashtuar nga fusha pas vetëm 20 minutash lojë, shkaku që pranoi dy kartonë të verdhë.

Turqit ishin dukshëm më të mirë në pjesën e parë, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm, kur Turqia realizoi golin e epërsisë.

Ishte Hakan Calhanoglu, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 51-të me një asistim te Yuksek.

Por, në minutën e 66-të, Çekia i barazoi shifrat me golin e Tomas Soucek, duke ndezur edhe më shumë sfidën.

Çekët ishin në dijeni se vetëm fitorja do t’i kalonte tutje, mirëpo nuk ia dolën të bënin më shumë përballë turqve me këta të fundit që realizuan edhe golin e fitores me anë të Cenk Tosun (90+4′).

Ishte një përballje që do të mbahet mend, së paku për numrin e kartonëve të verdhë, pasi u dhanë 16 sosh, duke vendosur rekord në një Kampionat Evropian.

Portugalia e mbyll si lider i Grupit F me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Turqia,  Gjeorgjia me katër dhe Çekia me një.

Gjeorgjia shkruan historinë, debutuesit kualifikohen ndaj Portugalisë,