TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në minutën e dytë portugezët humbin topin në mesfushë dhe gjeorgjianët nisin kundërsulm me Kvaratskhelian i cili gjuan me një diagonale dhe çon sferën në rrjetë.Gjeorgjia po përballet me Portugalinë, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.
Gjeorgjianët vijnë nga barazimi 1-1 kundër Çekisë, ndërsa sfidën e parë e humbën 3-1 kundër Turqisë. Në total, gjeorgjianët kanë arritur të grumbullojnë 1 pikë, dhe i duhet me patjetër fitorja sot që të mund të kenë shpresa për kualifikim.
Portugalia nga ana tjetër vjen më e qetë. Ata kanë arritur t’i fitojnë të dyja përballjet e para me Çekinë dhe Turqinë duke arritur të koleksionojnë 6 pikë. Ata janë kualifikuar tashmë, madje edhe kanë siguruar vendin e parë të grupit. Do të jetë një provë force për Ronaldon dhe shokë sot kundër një prej ekipeve me lojën më të bukur të kompeticionit.
2’ GOOOL GJEORGJIA! Portugezët humbin topin në mesfushë dhe gjeorgjianët nisin kundërsulm me Kvaratskhelian i cili gjuan me një diagonale dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
GJEORGJIA (5-3-2): Mamardashvili; Dvali, Lokoshvili, Kashia, Gvalesiani, Kakabadze; Kiteishvili, Koçorashvili, Çakvetadze; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnor
PORTUGALIA (4-3-3): Kosta; Dalot, Perreira, Silva, Inacio; Neto, Palinja, Neves; Koinsesao, Ronaldo, Feliks | Trajner: Roberto Martinez