SPORT, 5 Korrik 2026, 16:46

Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry Kane nuk duhet të ketë hapësirë

Trajneri i Meksikës, zbulon planin ndaj yllit të Anglisë: Harry

Harry Kane mbetet një nga temat kryesore para ndeshjes së 1/8 së finales në Kupën e Botës kundër Meksikës.

Trajneri i përfaqësueses meksikane, Javier Aguirre, ka theksuar respektin e madh që ka për sulmuesin e Bayern Munich.

Duke folur për Kane, Aguirre e cilësoi atë si një lojtar të nivelit botëror.

“Harry Kane është një ikonë globale. Golat që ka shënuar për Tottenhamin, Bayernin apo për kombëtaren janë të një futbollisti të klasit botëror”.

“Ai është 1.88 metra i gjatë dhe, pavarësisht shtatlartësisë, ka teknikë të jashtëzakonshme. Është i fortë në ajër, ka gjithçka. Punon shumë, ndihmon në mbrojtje dhe është kapiten. Çfarë mund të shtoj më shumë për të?”, u shpreh Aguirre.

Në të njëjtën kohë, trajneri meksikan zbuloi edhe planin për ta neutralizuar sulmuesin anglez.

“Do të përpiqemi ta neutralizojmë, jo vetëm me qendërmbrojtësit, por edhe me mesfushën dhe me ndihmën e mbrojtësve anësorë”.

“Duam të sigurohemi që ai të mos ndihet rehat në fushë kur zbret poshtë për të marrë topin. Ai duhet të ketë gjithmonë një kundërshtar pranë, në mënyrë që të mos krijojë asgjë”.

Anglia dhe Meksika përballen në 1/8 e finales së Kupës së Botës, ku sytë do të jenë sërish te Harry Kane, shpresa kryesore e “Tre Luanëve”.