TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pasazh i ri i librit “Adrenalina” të Zlatan Ibrahimovic, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, por një episod që të kthen në vitin 2016, kur suedezi kaloi nga PSG te United.
“Isha i lodhur nga negociatat e gjata, kështu që në mënyrë autonome shkrova në Instagram: destinacioni im i radhës është Manchester United”, shkruan suedezi.
Një lëvizje që shkatërroi marketingun e Djajve të Kuq: “Më thanë se kishin planifikuar një fushatë surprizë me efekte speciale të versionit Hollywood”.
Por jo vetëm: “Raiola donte të më vriste, nuk mund të bësh njoftime të tilla, nëse marrëveshja nuk është finalizuar” tregon sulmuesi i Milan fjalët që i ka thënë menaxheri i fuqishëm, që në këtë moment vetëm të mira që nuk i ka mardhëniet me Manchester United.