SPORT, 12 Janar 2026, 18:31

Anglezët e quajnë “nxënësi i Murinjos”, zbulohet ish-futbollisti që do të marrë drejtimin e Mançester Junajtid deri në fund të sezonit

Anglezët e quajnë “nxënësi i Murinjos”, zbulohet

Mançester Junajtid ka vendosur më në fund se kush do të jetë ai që do të drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni. Sipas mediave britanike, zgjedhja ka rënë mbi ish-futbollistin e kësaj skuadre, Majkëll Kerrik.

Ai ka qenë në Mançester gjatë të hënës duke diskutuar me klubin për përbërjen e stafit me të cilin do të punojë të paktën deri në fund të këtij sezoni, aq sa do të jetë kontrata fillestare. Ai ishte në garë me Ole Gunar Solskjaer për pankinën e lënë bosh pas shkarkimit të Ruben Amorim, me ish-mesfushorin i cili ka lënë mbresa më të mira edhe për mënyrën se si ka drejtuar te Midëllsbrou.

Kerrik ishte asistent në pankinën e Mançester Junajtid nga viti 2028, deri në 2021, kur skuadra drejtohej nga Murinjo dhe Solskjaer, teksa shumëkush e cilëson atë si “nxënësin” e portugezit me të cilin ai krijoi shumë miqësi. 44-vjeçari drejtoi për një kohë të shkurtër Junajtid pas shkarkimit të Solskjaer, para se ekipi t’i besohej Rangnik.

Më pas erdhi eksperienca te Midëllsbrou, ku mori ekipin në luftë për mbijetesë dhe e çoi në play-off për ngjitjen në elitë. Ai u shkarkua në verën e vitit të kaluar pasi mbylli sezonin në vendin e 10.