TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në orën 19.00, në ndeshjen që do luhet në “Air Albania”. Ky takim vlen për kampionatin dhe vjen pikërisht në javët e para.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Të dyja skuadrat luajnë me më të mirët, përderisa bëhet fjalë për një “betejë” të rëndësishme. Një sfidë më vete mbetet ajo në tribuna. “Guerrils” dhe “Tirona Fanatics” do kenë ndeshjen e tyre, ku me siguri nuk do mungojë atmosfera dhe banderolat.
Deri më tani, bardheblutë kanë grumbulluar 13 pikë dhe renditen në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, të kuqtë janë në vendin e pestë me 11 pikë. Thonë se derbi fitohet, nuk luhet. Kush ia del sot? Mbetet të shihet…
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj
Tirana: Abdullahu, Najdovski, Doka, Pergjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani. Trajner: Julian Ahmataj