SPORT, 1 August 2026, 19:05

Spektakël në miqësore/ Junajtid triumfon ndaj Atletikos, Totenhemi “leksion” Çelsit, Roma bie përballë Kardifit

Dita e sotme rezervoi një numër të madh miqësoresh, ku në fushë zbritën edhe skuadra të rëndësishmë të futbollit Europian, si Mançester Junajtid, Çelsi, Totenhemi si dhe Roma.

Në duelin mes Çelsit dhe Totenhemit ishte skuadra e De Zerbit që triumfoi me 10 lojtarë. Totenhemi kaloi i pari në avantazh me Tonalin në minutën e 17-të, ndërkohë që Çelsi barazoi me Estevaon në minutën e 21-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1. Në minutën e 49-të, Danso la Totenhemin me 10 lojtarë pas kartonit të kuq, teksa Riçarlison shënoi golin e fitores në 90+2.

Miqësorja emocionuese rezultoi edhe ajo mes Junajtid dhe Atletiko Madrid. Spanjollët shënuan të parët me Ortiz në minutën e 5-të, teksa Mbeumo përmbysi shifrat me golat e shënuar në minutat 53 dhe 74.

Në përballjen tjetër Roma e Gasperinit u turpërua me rezultatin 4 me 1 nga Kardifi në duelin e zhvilluar në stadiumin e Kardifit. Golin e vetëm për Romën e shënoi Dibala në minutën e 58-të, ndërkohë që argjentinasi humbi edhe një penallti në minutën e 35-të.