TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) ka marrë si të pandehur anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Gjyqtari i vetingut, që pak javë më parë u rikthye në detyrë nga Gjykata e Posaçme Antikorruposion, do të pyetet të premten nga SPAK-u në cilësinë e të pandehurit, pasi mbi të rëndojnë akuzat e SPAK-ut për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.
Më 20 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Daci ishte marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 19973 , deklaroi SPAK. Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.
Pas masës së sigurisë në Shkallën e Parë, avokatët Andi Duraj dhe Jordan Daci e cilësuan si të paligjshme akuzën dhe masën e pezullimit të gjykatës. Kallëzimi ndaj Luan Dacit ka ardhur edhe nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjithë historia e Dacit filloi nga viti 2017, kur teksa kandidonte për anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Daci u mor në pyetje në Komisionin Parlamentar ad hoc.
Deputetja Vasilika Hysi i kujtoi Luan Dacit vendimin e firmosur në 1997-ën nga Presidenti Mejdani për largimin nga detyra. Por në atë kohë gjyqtari nuk e tregoi motivin e vërtetë të largimit nga detyra që kishte qenë për paaftësi, por tha se ishte dorëhequr.
PANORAMA