TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj” – ka konfirmuar Ahmeti.
TV21 në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Thaçi u intervistua për katër ditë me radhë, tërësisht afër 30 orë nga prokurorët e Speciales.