TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, tha gjatë një statusi në Facebook se taksa progresive, po varfëron shqiptarët dhe kjo është konfirmuar edhe nga Banka Botërore.
Spahiu shtoi se LSI, gjithmon ka qënë kundër kësaj takse të pandershme për shqiptarët.
Statusi i plotë
Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarë por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme.
Përsëseri është Banka Botërore që raporton:
"Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet"
Kemi kaq kohë që jua themi që ky sistem taksash nuk ka asnjë lidhje me taksimin e ndershëm.
U mësuam tashmë, do ta zgjidhin me bashkëbisedim me të varfrit....!!