AKTUALITET, 23 Korrik 2019, 09:33

Sot në 16:00 mblidhet Asambleja e PS-së, pritet të zhvillohen zgjedhjet e brendshme për socialistët

Sot në 16:00 mblidhet Asambleja e PS-së, pritet të zhvillohen


Ashtu siç edhe është planifikuar, sot në orën 16:00 pritet të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së. Mësohet se punimet do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndërsa në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këtë asamble do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së. Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje.

AXHENDA:

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

Theksojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat se mund të ketë sot ndryshime në kabinetin qeveritar.