AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 23:06

Andi Bejtja: Ja sa mirë e parashikoi Komisioni i Venecias, reformën në Drejtësi

Andi Bejtja: Ja sa mirë e parashikoi Komisioni i Venecias, reformën

Pas tre viteve të ashtëqujturës Reformë në Drejtësi nuk gjej dot epitaf më të saktë së konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015. Ja çfarë thuhet fjalë për fjalë.

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”