TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Faqja “Studentët Denoncojnë” ka publikuar në llogarinë e saj një dokument, përmes të cilit denoncojnë se tarifat e studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se ky ishte vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .
Kujtojmë se para disa muajve kryeministri Rama iu premtoi studentëve që do të përgjysmonte tarifën e studimit, pas protestave të shumta të tyre. Studentët paralajmërojnë përshkallëzim protestash në muajin Tetor.
“Tarifat e Studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020, Ky është vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .
Studentët u mashtruan duke ju përgjysmuar vetëm për 1 vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm tarifat do jenë të njëjta në Tetor bëhemi gati për protesta. Ne nuk ndalemi ,në Tetor të bashkuar”, shkruhet në Faqen Stduentët Denoncojnë.