TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca plenare. Pritet që në seancën e sotme të diskutohen tetë dekrete të presidentit Ilir Meta, shtatë që riktheu për shqyrtim në Kuvend dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend:
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Një ditë më parë Komisioni i Medias rrëzoi dekretit e Presidentit Meta për ligjin mbi Akademinë e Shkencave. Më herët edhe Komisioni i Ekonomisë rrëzoi pesë dekrete të presidentit, të cilat do të shqyrtohen në seancën e sotme.
Socialistët vijojnë punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i Venecias do të japë konkluzionet për këtë çështje më 11 tetor.
Ilir Meta dha llogari katër ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Ai arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.