TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makina e një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga policia, makina është në pronësi të oficerit Arbër Duli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar.
Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.
Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.