AKTUALITET, 24 Mars 2019, 09:58

Sot jepet masa për banorët e Astirit, nëna e Protoduarit: “Thirrje gjykatësve të mos bëhen vegël e kryeministrit sharlatan”

Sot jepet masa për banorët e Astirit, nëna e Protoduarit:

Pas pak do të jepet masa për gjashtë banorët e Astirit të cilët mbetën të arrestuar në protestën e së enjtes të zhvilluar nga Opozita.

Masa për personat e arrestuar para 3 ditësh është përcaktuar të jepej pas 72 orësh paraburgim të 6 banorëve. Ndër protestuesit e arrestuar është edhe Dorian Protoduari.

Masa do të jepet në seancën e sotme të orës 10:00 nga Gjykata Penale e Tiranës. Ndërkohë banorët e Astirit janë mbledhur rreth orës 09:30 të këtij mëngjesi në mbështetje Protoduarit dhe protestuesve te tjerë.

Nëna e Dorian Protoduarit u bëri thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të japin vendimin e duhur.

“Thirrje prokurorëve, gjyqtarëve të mos bëhen vegla e këtij Kryeministri sharlatan dhe arrogant dhe të japin vendimin e duhur,”-tha Nëna e Dorian Protoduarit.