AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 16:25

Sot, 43 qytetarë të shëruar nga koronavirusi

Sot, 43 qytetarë të shëruar nga koronavirusi

Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 43 qytetarë u shëruan duke e fituar betejën me koronavirusin.

Numri është i vogël në krahasim me ditën e djeshme, që ishin 55 qytetarët që mposhtën sëmundjen. Në total nga fillimi i pandemisë janë 6831 që janë shëruar.

Ndërkohë që 5 qytetarë humbën jetën në spitalet covid nga sëmundja. Rastet e reja sot janë 125.