AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 14:41

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Ruçi dhe Meta të punojnë urgjentisht me organet përkatëse

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Ruçi dhe Meta të
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i jep sërish një mesazh të fortë politikës shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja Kim shkruan se kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ngritjen e kësaj gjykate. “Falenderoj Metën dhe Ruçin për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese. Ruçi e Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse. Jam dakord me’ Venecian’ që Ruçi e Meta të punojnë bashkë”, shkruan ambasadorja.