TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pasi u largua nga mbledhja e Këshillit Politik, në përpjekje për të sqaruar këtë vendim bëri një lapsus.
Në vend të thoshte se u largua nga mbledhja për të ruajtur Këshillin nga “dëshira e shfrenuar e PS për ta kthyer në një organizëm konsensual” Vasili u shpreh gabimisht duke thënë “organizëm seksual”.
“Opozita si gjithmonë në këtë Këshill, ashtu siç bëri në marrëveshjen e 5 qershorit që e respektoi pikë për pikë, dhe sot po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i anshëm i Partisë Socialiste, nga imponimi i njëanshëm i PS dhe dëshira e shfrenuar se saj për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm seksual…organizëm konsensual në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte permanentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri”, tha Petrit Vasili.
[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/09/vid.mp4"][/video]