TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jedidah Purdy, Profesor i Ligjit në Universitetin Duke
Zgjedhjet e fundit, po sjellin një numër të madh të të vetëshpallurve si kandidatë socialistë, jo vetëm në New York por edhe në shtetet si Virginia apo Pensilvania. Për kritikët, kjo përfaqëson një radikalizëm të kotë dhe të rrezikshëm, por për ata që e kanë mirëpritur, nuk është asgjë më shumë se sa një ringritje e liberalizmin "alla" Ted Kennedy.
Realiteti është më interesant. Socializmi i ri, është thellësisht amerikan dhe shumë radikal. Shumë prej socialistëve të sotëm, si fushata presidenciale e Bernie Sanders, i ka rrënjët e thella; është e majta e "New Deal" dhe liberalizmi i "Great Society", që premton edukim falas dhe shëndetësi falas, sindikata të fuqishme dhe më shumë suport për përballimin e çmimit të banesave. Këto ishin deri dje si "bukë me gjalp", për Partinë Demokratike. Por, socializmi i ri është gjithashtu realisht radikal - dhe jo vetëm për shkak se vendi ka lëvizur shumë prej qëllimeve për ndarje të pasurisë dhe të mirave, të Lyndon B. Johnson, "Great Society".
Vetëm përmendja e "socializmit", shtron pyetje të cilat politika e sotme i ka anashkaluar. Çfarë do të thotë një ekonomi që mbështet dinjitetin dhe barazinë? A duhet të trajtohet infrastruktura e biznesit si një aset publik, në vend të qëllimit për fitime maksimale të korporatave? A duhet politikat të inkurajojnë bashkëpunimin dhe bizneset në pronësi të punëtorëve? A duhet të jetë qëllimi i ligjeve të punës, sindikalizmi universal në bizneset e mëdha? Vetëm shtrimi i këtyre pyetjeve, nën flamurin e një fraze që një dekadë më parë ishte një mallkim, hap horizontin për mundësi të reja politike.
Socializmi i ri është gjithashtu radikal, në ambicien për të integruar drejtësinë ekonomike me drejtësinë racore. Kjo nuk është krejtësisht e re- ishte programi i Martin Luther King dhe një ambicie e hershme e të majtës - por është larg idesë së kthimit në një Amerikë të sigurtë, me sindikata dhe të bardhë, si në vitin 1950.
Socialistët e rinj, janë të angazhuar me lëvizjen "Black Lives Matter" dhe lëvizje të tjera për drejtësi racore. Socialistët demokratë, mbështesin mbylljen e burgjeve, jo për të liruar vrasësit, por për të mbyllur burgjet e mbushura me të burgosur prej rracës. Disa kandidatë, socialistë dhe jo socialistë, po bëjnë thirrje për ti dhënë fund shpëtimeve të kapitalit, për shkak të padrejtësisive racore dhe klasore. Për të gjithë këto arsye, socialistët e rinj, kanë për qëllim rindërtimin e jetës sociale dhe ekonomike, për më shumë siguri dhe më pak arbitraritet. Ata i përkasin traditës politike të demokracisë moderne. Por, janë gjithashtu të ndryshëm.
Qysh prej fillimit të saj, në shekullin e 19, rryma që prodhoi heqjen e skllavërisë, demokracinë, feminizmin dhe socializmin, ka ngritur këtë pyetje: Sa i madh është hendeku mes botës që kemi dhe një bote që është e mundur të kemi? Si mund ta ngushtojmë këtë hendek? Kjo pyetje mbetet urgjente dhe e rëndësishme. Është mirë që e kemi rikthyer.
Politico.com , Përshtati në shqip: TPZ.AL