TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka vendosur t’a nisë këtë sezon me votimin për shembjen e teatrit dhe kjo i heq gjithëkujt çdo dyshim se çështja e tij është para së gjithash politike. Për një kohë të gjatë, si pasojë e falsitetit dhe taktikave të gabuara atë opozitës, beteja e mbrojtjes së godinës së vjetër italiane i’u la në dorë, herë disa aktorëve që kishin punuar dhe kontribuar aty, herë idhtarëve fanatikë të mbrojtjes së trashigimisë dhe herë ndonjë nostalgjiku të pa reformueshëm të pjesëve të soc -realizmit që ishin luajtur në atë sallë.
Natyrisht të gjithë ata ishin në të drejtën e vet për të mbrojtur kauzat që donin. Nostalgjia për vendin e punës (megjithëse shpesh herë ajo rrezultoi e shitshme për pak para), shqetësimi për përçudnimin e memories së qytetit, ruajtja e trashigimisë së tij, qenë beteja që duheshin rerspektuar, veç e veç. Në një farë mënyre këtë bëri për shumë kohë edhe opozita duke lënë të kuptohet se beteja për teatrin ishte një betejë e aktorëve, një preokupim i do ca pak intelektualëve skrupulozë, apo i ndonjë fanatiku të mbrojtjes së Tiranës së vjetër.
Por, fatkeqësisht, asnjëra nga këto kauza nuk del dot në pah, po nuk u kuptua arsyeja e vërtetë se përse Rama dhe Veliaj i shpërfillën dhe më pas u munduan t’i manipulojnë ato.
Ajo nuk lidhet as me debatin estetik mbi të bukurën dhe me të shëmtuarën, as me atë sqimëtar mbi historiken dhe modernen, e aq më pak mbi atë e se ç‘lloj institucionesh kulturore do të kemi nesër.
Historia e Teatrit Kombëtar është shkurt dhe shqip një mega projekt grabitjeje nga i cili fitohen mbi 200 milionë euro.
Pikërishtë për këtë arësye Edi Rama i dha pa garë dhe konkurim Shkëlqim Demir Fushës të drejtën për të ndërtuar 6 kulla në një tokë publike.
Pikërisht për këtë qëllim ai gënjeu sikur ky ishte një propozimi i kompanisë “Fusha”, ndërkohë që vetë arkitekti danez Bjarke Ingels deklaroi në Top Story se projekti i ishte kërkuar nga vetë Rama.
Pikërisht për këtë “Fusha” e hipotekoi pas marrjes së vendimit për shembjen, atë copë trualli që si gozhda e Nastardinit e lejonte t’a trajtonin si pronar të tokës.
Pikërisht për këtë jashtë çdo ligji të Republikës u anashkalua votimi nga Këshilli Bashkiak i tjetërsimit të një trualli publik dhe u shpik ligji special që duhej të votohej nga parlamenti.
Pikërisht për këtë në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit do të jetë 6.6.
Pikërisht për këtë i gjithë operacioni po kryhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe nuk mund t’a ndalë dot Ligjin special.
Pra, nuk ka asnjë dyshim, që në emër të kësaj grabitjeje skandaloze janë thyer të gjitha rregullat, ligjet dhe normat. Eshtë aroma e fortë e 200 milionë eurove që i bën të pa ndjeshme protestat e aktorëve apo militantëve të trashigimisë. Është joshja nga to që ka nëpërkëmbur çdo parim dhe institucion.
Prandaj, një grykësi e këtyre përmasave, nuk mund të përballohet as vetëm nga ata që qëmtojnë shkrime dhe fotografi të vjetra dhe as nga ta që kanë nostalgji për të mbathurat e Violeta Manushit. Ajo e ka tejkaluar cakun dhe përmastat e mundësisë së tyre. Ajo tashmë ka vënë para përgjegjësisë opozitën e vendit e cila duhet të përdorë të gjitha mënyrat për t’i thënë ndal njërës prej grabitjeve me spektakolare të rilindjes.
Përpara dyshes PD-LSI, nuk ka më rrugë tjetër. Nga 13 shtatori ata duhet të fillojnë betejën në kuvend për mbrojten e teatrit. Dhë nese dështojnë aty, ashtu siç janë gjasat, ata nuk ka më kuptim të ulen në atë sallë. Ata s’mund të bëjnë më fasadën fasadën e një parlamenti normal, ndërkohë që ruspat e paligjshme të grabitësve sanksonojnë dhunën dhe vjedhjen.
Në këtë kuptim, beteja për teatrin është guri i provës për opozitën. Sepse në pikën që ka mbërritur, ajo nuk është më as vetëm një çështje estetike, as vetëm më një çështje artistike, as vetëm më një çështje historike. Ajo është shndërruar në një kauzë që do përgjigje me armë politike.
Andi Bushati / Lapsi.al