AKTUALITET, 16 July 2026, 10:40

Socialistët propozojnë pr/ligjin për turizmin: Pezullohen të gjitha ndërtimet në bregdet gjatë sezonit të verës

Partia Socialiste ka propozuar që të kalojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, ku në thelb qëndron pezullimi i të gjitha punimeve në bregdet gjatë sezonit të verës.

“Kemi propozuar që në pr.ligjin për turizmin, të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë. Pjesa tjetër ka të bëjë me regjistrin elektronik të turistëve. Të ketë një sistem të regjistrimit të personave që akomodohen në atë strukturë hoteliere.

Përfshirë këtu edhe një rast që e kam bërë publik bashkë me deputetë të Kavajës, lidhur me pamundësinë por edhe paaftësinë, rasti i bashkisë së Kavajës është më uniku, ku një bashki pjesën e administrimit të mbetjeve e ka lënë jashtë kontrolli, ndërkohë që strukturat akomoduese duhet të kenë një vend të caktuar të tyre për administrimin e mbetjeve. Nuk mund të shkojë hoteli ti hedhë mbetjet në koshin e plehrave të lagjes”, tha Taulant Balla.