TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë e dielë në një lagje të Lushnjes, ku një makinë është djegur në pjesën e përparme.
Sic bën me dije policia në një njoftim paraprak, është djegur mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.
Informacion paraprak
Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.
Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=0kGLT3Ka2yA