AKTUALITET, 5 Maj 2018, 21:34

Ç’nuk u tha mbi arsyet e largimit të Sofias, Arian Çani zbulon të vërtetën: Ajo...

Prej disa vitesh publiku ishte mësuar me Sofian bjonde të Arian Çanit, por dy vite më parë ajo u largua krejt papritur nga emisioni e pas saj erdhën shumë vajza të tjera. Pas largimit të saj në media u tha se arsyeja pse Sofia ishte larguar ishte një batutë e Çanit në emision.

Kur e ftuar në “Zonë e lirë” ishte Bleona, ajo e ka pyetur Çanin nëse kishte fjetur me Sofinë dhe moderatori plot humor ka bërë një batutë për këtë. U tha se batuta e Çanit nuk është pritur mirë nga i fejuari i Sofias i cili nuk e ka lejuar të shkojë në emision.

I pyetur sot në “Xing me Ermalin”, nëse i gjuan Sofiat që i largohen, Çani u shpreh se në punë nuk ja vlen të ngatërrohesh duke hedhur poshtë aludimet.

“Ato mund të flasin edhe nëse nuk i ngacmon. Po banalizohet me këtë, njerëzit e kuptojnë që është një fallcitet”, u shpreh Çani.