AKTUALITET, 6 Maj 2018, 00:01

Tiranë/ U konfliktua me të atin, i riu hidhet nga kati i tretë

Tiranë/ U konfliktua me të atin, i riu hidhet nga kati i tretë

Një 25 vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një pallati në zonën e RTSH-së në kryeqytet pas një konflikti në familje.

I riu me inicialet B.S ishte përfshirë në një konflikt me të atin të cilin sipas informacioneve paraprake e ka qëlluar me thikë para se të hidhej nga apartamenti.

E ëma ka ndërhyrë për t’i ndarë por më pas ka mbetur edhe ajo e plagosur.

I riu është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.