AKTUALITET, 24 Maj 2019, 12:10

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave


Ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Akademinë e Shkencave. Në total kanë votuar 43 anëtarë të Akademisë, 11 prej tyre me anë të postës.

Akademiku Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave. Akademiku Vasil Tole zgjidhet zv.kryetar i ASH-së me 35 vota pro.

Në pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, është zgjedhur akademiku Salvator Bushati me 35 vota pro, ndërsa në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, është zgjedhur Neki Frashëri me 37 vota pro.

Nuk mori pjesë në votim akademiku Artan Fuga, i cili i quajti zgjedhjet në ASH një farsë.