TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja britanike Theresa May pritet të njoftojë sot, të premten në mëngjes, dorëheqjen e saj, njoftoi BBC, duke cituar ministrat e kabinetit të May.
Sipas mediave të huaja, ata presin që Kryeministrja të japë një datë për largimin e saj nga Downing Street si dhe për zgjedhjen e pasardhësit të saj.
Me shumë gjasa, 10 qershori pritet të jetë data e fillimit të garës zyrtare për lidershipin.
May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetë e saj kundër planit të fundit të saj për BREXIT.
Që nga janari, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e May me Bashkimin Europian. Përpjekjet e fundit për kompromis dështuan.