AKTUALITET, 24 Maj 2019, 10:48

Zgjedhjet në ASH, pedagogia kundër kolegëve: Akademikët që marrin pjesë s’e meritojnë titullin

Zgjedhjet në ASH, pedagogia kundër kolegëve: Akademikët


Në sallën “Aleks Buda”po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave. 44 akademikë i janë drejtuar kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave.

I vetmi kandidat për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, është Akademiku Skënder Gjinushi, për nënkryetar kandidon akademiku Vasil Tole, për pozicionin e Sekretarit Shkencor kandidon Salvator Bushati dhe për pozicionin e kryetarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, akademik Neki Frashëri.

Në lidhje me këto zgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri e cila shprehet se akademikët që marrin pjesë në këtë votim ka pas gjasa që ta meritojnë këtë titull.

“Nëse do të ketë akademikë që do të shkojnë në votim, ka pak gjasa ta meritojnë më këtë titull. Zgjedhjen e kanë bërë vetë!”, shprehet pedagogia.

Pak më herët edhe Artan Fuga u shpreh se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij ky është një puç institucional.