AKTUALITET, 26 September 2026, 21:45

Rama kthehet nga SHBA, nesër mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet nesër shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas kthimit të tij nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama ndodhet prej ditësh në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe zhvilloi takime gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.

Sipas njoftimit, orari i saktë i adresimit të kryeministrit do të bëhet i ditur nesër paradite.

Nisja e Ramës nga aeroporti JFK i Nju Jorkut ende nuk është konfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndaj edhe ora e mbërritjes në Shqipëri mbetet për t’u përcaktuar.

Kryeministri pritet t’u drejtohet qytetarëve menjëherë pas kthimit në vend.