AKTUALITET, 26 September 2026, 22:04

Marshimi i protestës, policia i bllokon rrugën qytetarëve pranë Liqenit Artificial

Marshimi i protestës në ditën e 119-të vijoi nga Rruga e Kosovarëve në drejtim të Liqenit Artificial në Tiranë.

Protestuesit, megjithatë, u ndalën nga kordoni policor, i cili nuk i lejoi të vijonin më tej në drejtimin e planifikuar.

Sipas informacioneve, një nga arsyet lidhej me ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që po zhvillohej në stadiumin “Air Albania”.

Për të shmangur një përplasje me forcat e rendit, protestuesit ndryshuan drejtimin e marshimit.

Protesta vijon në ditën e 119-të, ndërsa situata është shoqëruar me prezencë të forcave të policisë përgjatë itinerarit të marshimit.