AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 20:34

Publikohet vendimi i fundit i Këshillave Studentore për protestën e nesërme

Publikohet vendimi i fundit i Këshillave Studentore për protestën

Studentët e universiteteve publike kanë protestuar sot në të 6-ën ditë të tyre para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, si të drejta themelore.

Ata kërkojnë uljen e tarifës së studimit në 1/2 e vlerës, heqjen e tarifës shtesë për kredite, përmirësimin e kushteve të konvikteve etj.

Në mbyllje të protestës së tyre, ata kanë pastruar pjesën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa i dhanë ultimatum Ramës që deri në orën 4 nëse nuk do të plotësojë të gjithë kërkesat, atëherë ata do të drejtohen për tek zyra e tij.

Ndërkohë Këshillat Studentore, pas mbledhjes së fundit të zhvilluar në orën 17:00, kanë vendosur që nga ora 08:00 deri në 10:00 të ketë bojkot kombëtar të mësimit, e pas kësaj marshim në formë proteste.

Deklarate e këshillave studentore:

Keshillat studentore pas mbledhjes ne oren 17:00 kane vendosur qe neser nga ora 8:00 e mengjesit deri ne oren 10:00 te kete bojkotim kombetar te mesimit dhe me pas marshim ne shenje proteste.

Ne I bejme thirrje Kryeministrit ten a plotesoj 8 pikat e dorzuara ne MASR.

I bejme thirrje te gjithe studenteve,nxenesve, petagogeve, mesueseve dhe qyetereve te na mbeshtesin ne kete kauze ten a mbeshtesin ne kauz te drejte te femijeve tuaj, stdenteve shqiptar.