AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 22:25

Babaramo: Rudina Xhunga si Ornela Vorpsi

Babaramo: Rudina Xhunga si Ornela Vorpsi

Nga Ilir Babaramo 

Rudina Xhunga si Ornela Vorpsi

Pak caste më parë një koleg më mori në telefon. Të ka sulmuar Rudina Xhunga, më tha. E pyeta se ku. Pas shumë çastesh mësova se bëhej fjalë për portalin e saj që ia lexon vetëm burri. Vuajta ca sa e gjeta . E lexova. Në fakt nuk u zhgënjeva. E njëjta Rudinë e kompleksuar dhe e frustuar që njoh prej mbi 20 vjetësh.

Me sharrjet që përdorte kundër meje fillimisht më kujtoi Hanushenë, një jevgë që shante këdo tek rradha e qumështit në dyqanin e lagjes në Gjirokastër. Do kisha qeshur dhe do ta kisha mbyllur me kaq nëse gjithë shkrimi ishte një apologji për Edi Ramën I cili sipas saj nuk vjen në emision tim.

Rudina e cila , vitet e punës I ka si dhëmbët e plakave, një po një jo, sepse gjithnjë e përzënë nga puna si një histerike të paaftë ekrani, besoj e di se Rama ka ardhur tek 5 Pyetjet mbi 40 herë. Problemi I Xhungës , ose atij skuthit që ia sugjeruar, është gjetkë : përse në komentet e mia mbaj qëndrime kundër qeverisë. Ti them kësaj ditëzezës se është nder për një gazetar të mbajë qëndrime kundër qeverisë jam e sigurtë që nuk e kupton. Nuk e kupton sepse jetën profesionale e ka ndërtuar rreth një njeriu. Atij I jargavitet ti gjejë punë sa herë e flakin në rrugë si të paaftë. Ndaj behet si hiene kur dikush kritikon Edi Ramen. Por se do ishte kaq e pështirë në këtë jargavitje nuk më shkonte mendja. Ka vetëm një konkurente, Ornela Vorpsin që deklaroi pa I dridhur qerpiku : Edi Rama me sharmin e tij magjepsi gjithë Parisin. Madje Xhunga pati pacipësinë që ta dalë publikisht të mbronte një idiotësi të asaj fatkeqes tjetër.

PS : Kaq sa për sot. Nëse të mbush mendjen skuthi të shkruash prapë, gati më ke për plot të tjera.

/TPZ.AL/