SPORT, 4 Maj 2018, 13:12

Skandali i UEFA-s, tregon se kush do e fitojë finalen e Champions League

UEFA është përfshirë në një tjetër spekulim për finalen e Champions League.

Në faqen e qeverisë europiane të futbollit ka dalë një postim, i cili është fshirë më pas, sipas të cilit Liverpul do të jetë fituesi i finales së Champions League përballë Realit të Madridit.

UEFA është përfshirë shpesh në akuza dhe hije skandali në shortet e tureve të kaluara, ku ka pasur gjithmonë dyshime për paracaktim ndeshjes.

gafa e uefa

Më flagranti ishte shorti i gjysmëfinales së Champions League ku përmes një postimi në faqen e UEFA-s, pak momente përpara se të hidhej shorti, thuhej se Livepul do të ndeshet me Romën dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.