TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi dhe Bayern Munich janë takuar në 25 ndeshje zyrtare europiane, me një bilanc prej 12 fitoresh të spanjollëve, 2 barazimeve dhe 11 fitoresh gjermane. Ky duel është më i mbipërsërituri në historinë e garave europiane, duke qenë përpara Juventus-Real Madrid (21 herë), Barcelona-Milan (19 herë), Real Madrid-Milan (15 herë), Barça-Chelsea (15 herë) dhe Inter-Real Madrid (15 herë).
Real Madridi në Mynih – “Los Blancos” e fituan 2-1 gjysmëfinalen e parë të Champions-it për këtë sezon, në Mynih. Ata janë përballur 13 herë me Bayern Munich, në fushën e bavarezëve (tetë herë në “Olympiastadion” dhe pesë herë në “Allianz Arena”), duke siguruar ri fitore (1-2, vitin e kaluar, 0-4, në vitin 2014 dhe 1-2 në vitin 2018), një barazim (1-1, në vitin 2004) dhe nëntë humbje. Në vizitën e tij të parë në kryeqytetin bavarez, Real Madridi nuk ka shënuar gol (2-0, në vitin 1976), por e ka bërë këtë në 11 ndeshje të tjera (4-1, 3-2, 4-1, 2-1, 2-1 , 2-1, 1-1, 2-1, 2-1, 0-4, 1-2 dhe 1-2).
Barazi e prishur – Para gjysmëinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, statistikat e përplasjeve mes Real Madridit dhe Bayern Munich flisnin për një barazpeshë të plotë. Fitorja e fundit e të besuarve të Zidanes në “Allaianz Arena”, e ka anuar peshorën nga 12 herë kampionët e Europës. Në total janë luajtur 12 ndeshje (me dy akte, vajtje-kthim) mes dy skuadrave në fjalë, me bilancin si vijon: Real Madridi ka fituar 7 herë (1988, 2000, 2002, 2004, 2014, 2017 dhe 2018), ndërsa Bayern Munich 5 herë (1976, 1987, 2001, 2007 dhe 2012). Çuditërisht, të gjitha këto përplasje kanë ndodhur në garën madhore kontinentale (Kupën Europiane, sot Champions-i), por kurrë në një finale. Përveç kësaj, Real Madridi e ka mundur Bayern Munich në gjashtë ndeshjet e fundit, kur janë ndeshur.
“Hajmalia” – Real Madridi ka fituar katër Champions, pas eliminimit të Bayern Munich. Kjo ndodhi sezonin e kaluar, për herë të 12-të (“Los Blancos” likujduan bavarezët në çerekfinale), të 10-tën (gjermanët eliminohen në gjysmëfinale), të 8-tën dhe të 9-tën (në të dyja sezonet, 1999-2000 dhe 2000-2001, gjithashtu, të bardhët fituan në gjysmëfinale). Përveç kësaj, në gjashtë Champions-it e fundit, Real Madridi ka qenë gjithmonë përballë një skuadre gjermane.