TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ankimoi në Gjykatën e Apelit të Posaçëm vendimin për masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Përmes avokatit të saj, Hyseni kërkon heqjen e masës, duke e konsideruar të padrejtë.
Ish-kryespiunia shqiptare dyshohet nga SPAK për akuzat e përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror, ndaj me vendim të Gjykatës së Posaçme ndaj saj u caktua në mungesë masa e arrestit në shtëpi. Ajo ndodhej jashtë vendit, por u kthye në Shqipëri përmes Kosovës për t’u përballur me Gjykatën e Posaçme, në atë që njihet si seanca e marrjes në pyetje.
Sipas hetimit të SPAK, Hyseni dyshohet ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës që ai ndodhej në arrati. Në telefonin e sekuestruar Agasit në momentin e arrestimit, prokurorët pretendojnë se kanë gjetur të dhëna që Hyseni i kishte siguruar për shkak të detyrës dhe ia kishte dërguar Agasit.
Hyseni i ka mohuar akuzat.