TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për zhvillimin e turizmit luksoz dhe investimet e huaja në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026.
Rama tha se Shqipëria synon të krijojë kushtet për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë, duke theksuar se projektet mund të realizohen përmes kapitalit të huaj, sipërmarrjeve të përbashkëta, partneriteteve publike-private apo edhe kompanive shqiptare.
Kryeministri theksoi se edhe kompanitë shqiptare, sipas tij, kanë tashmë kapacitetet për të marrë pjesë në projekte të mëdha në sektorin e turizmit, duke përmendur mundësinë e ndërtimit të hoteleve dhe resorteve luksoze.
Rama foli gjithashtu për projektet e mëdha të turizmit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke thënë se Shqipëria po përpiqet të sjellë një prej investimeve më të mëdha në Evropë në sektorin e turizmit prej shumë vitesh. Sipas Ramës, interesimi i investitorëve lidhet me hapjen e Shqipërisë dhe me mundësitë që ofron vendi për projekte të mëdha turistike.
“Duhet të krijojmë kushte për truizmin luksoz. Mund të jetë 100% kapital i huaj , mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat-publik, mund të jenë kompani shqiptare që bëhen pjesë.
Kemi dhe kompani shqiptare që janë në kushte për të bërë këtë hap, për të cilin për të flasim, ndoshta jo për një resort 4, 5, apo 6 miliardë. Miliardë është si ai për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele luksoze të nivelit të lartë.
Duam të jemi një copëz e vogël që shkëlqen në të gjithë mozaikun e Evropës, sepse herët a vonë, Evropa do jetë fshati i madh i turizmit për të gjithë botën.
Sot ne jemi në përpjekjeje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrij në më shumë se 6 miliardë.
Pse po ndodh? Po ndodh, sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojmë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale”, tha ai.