TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa sipas “Meteoalb”, temperaturat do të bie me 3 gradë celsius.
Po kështu, edhe dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të izoluara shiu, ku më të dendura do të jenë në verilindje dhe jug të vendit.
Moti – E martë , 26 Maj 2020
Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulta barike do të kushtëzojnë kushtet e motit në territorin shqiptar, për pasojë mot i vranët shoqëruar herë pas here me shira të pakët e të izoluar mbizotëron sot në vend, KU më të dukshme reshjet do jenë gjatë mesditës dhe pasdites.
NDERSA mbrëmja sjellë kthjellim të përkohshëm të motit.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rënie me 3° sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mesditë duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4-5 ballë.
Moti – E mërkurë, 27 Maj 2020
Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i presionit të ulët atmosferik duke bërë që pjesa e parë e ditës të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hareshme në territor. NDERSA pasditja shton sërisht vranësirat duke sjellë sërisht reshje të izoluara ku më të dukshme do jenë në Verilindje dhe Jug të vendit.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5-6°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.