AKTUALITET, 15 Maj 2020, 16:39

Skandal i paprecedent/ Hakmarrja e Edi Ramës, del vendimi për mbylljen e "Tv ORA"

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora., kështu njofton vetë ky televizion.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë, ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

"Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë  thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

Pas reagimeve të shumta gjatë ditës së sotme, për lajmin se televizioni "Ora" është mbyllur nga ISHSH, ka reaguar AMA.

Sipas AMA, shkresa ndaj TV Ora, nuk bënte fjalë për mbyllje për ishte një paralajmërim.

Vetë televizioni, mesditën e sotme, lajmëroi se ISHSH ka sjellë një vendim për mbylljen e aktivitetit dhe paraqiti një dokument për këtë.

Me sa duket, ka një tërheqje dhe tashmë ndaj "Tv Ora" ka vetëm një paralajmërim.

Deklarata e AMA:

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.

Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020

Më poshtë, dy gjobat e vendosura ndaj Tv Ora: