BALLKAN, 29 Gusht 2021, 20:29

Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut, 27 të vdekur dhe 674 raste të reja

Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut, 27 të


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 674 raste të reja nga 4.618 testime të kryera.

Po ashtu janë shëruar edhe 403 pacientë dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 7 janë nga Tetova, 6 nga Gostivari, 5 nga Shkupi, nga dy në Dibër, Sveti Nikole dhe Strugë dhe nga 1 në Kumanovë, Strumicë dhe Veles.

Sakaq, Maqedoni me koronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 175.330 pacientë, ndërsa prej tyre 155.101 janë shëruar dhe 5.869 kanë humbur jetën