BALLKAN, 6 Gusht 2021, 13:21

Pamje tmerri nga flakët në Greqi, momenti kur autoblindi i ushtrisë thyen gardhin për të shpëtuar familjen me 7 anëtarë (Video)

Pamje tmerri nga flakët në Greqi, momenti kur autoblindi i


Një familje me 7 anëtarë në Atikë të Greqisë është evakuuar pas ndërhyrjes së autoblindit ushtarak, pasi banesa e tyre ndodhej në një terren të vështirë që pamundësonte ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Batalioni i 725 -të theu gardhin në pjesën veriore të kampit.

Sipas informacioneve, në mesin e anëtarëve të familjes, ishte një person i moshuar që nuk mund të lëvizte.

Kjo kishte penguar ata që të lëviznin në momentin e parë që rreziku kishte filluar të përhapej dhe më pas kërkuan ndihmë.