TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja në detyrë e Kosovës ka reaguar për bilancin e koronavirusit në vendin fqinj. Përmes një postimi në rrjete sociale, 36 viktimat nga infektimi kanë shënuar një ditë të rëndë për Kosovën.
Ajo shkruan se sot do të mblidhen institucionet e Kosovës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.
Sipas Osmanit, situata dramatike që po kalon Kosova dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i Osmanit:
Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.
Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!
Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë, 36 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ndërkohë që janë regjistruar 1630 raste të reja.