AKTUALITET, 22 Dhjetor 2019, 22:44

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Elbasan–Cërrik, shkon në dy numri i viktimave

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Elbasan–Cërrik, shkon

Sot pasdite një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik.

Fillimisht u raportua për një të vdekur, ndërsa ka ndërruar jetë edhe personi që fillimisht mbeti i plagosur nga aksidenti.

Më vonë ka ndërruar jetë edhe 56vjeçari, Fatos Qosa.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shirgjan, ku një makinë përplasi një motorçikletë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën e aksidentuar.