TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera zhvillime vijnë nga pika Kufitare e Kakavijës. Do të kalojnë në tokën greke të gjitha automjetet që janë momentalisht në radhë.
Mësohet se vetëm automjetet që janë në radhë do të kalojnë pa tampon deri në orën 22:00. Ndërkaq, policia do të vendosë postobllok që mos të futën automjete të tjera në radhë.
Sipas ABC News, Policia do të vendosë postobllok në fshatin Jorgucat që mos të futen automjete të tjera në radhë.
1431 shtetas shqiptarë, 609 te huaj dhe mjete 850 kane kaluar nga ora 24 e ditës deri tani kane kaluar kufirin.
Pas kaosit të krijuar në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës prej disa ditësh nga ndërprerja e punës nga pala greke si pasojë e plotësimit prej 1050 personash, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi sot më herët se kjo masë kufizuese do të vihet në zbatim nga nesër.
Sipas vendimit të qeverisë greke në këto dy pika kufitare do të punohet deri në orën 22:00, ndërkohë që nga nesër doganat do të qëndrojnë hapur deri në plotësimin e kuotës prej 1050 personash (750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë).